TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua mbi debatin që ka lindur për projektligjin që propozon ndryshime në ligjin e medias, gazetari Blendi Salaj, tha se këto ndryshime do të bëjnë të pamundur ekzistencën e fjalës së lirë në mediat online.
Përmes një shembulli ai shpjegoi se si qeveria mund të abuzojë nga ndryshimet në ligj.
“Media për na natyra duhet të jetë opozitare, duhet të jetë rojtare e shoqërisë karshi politikës dhe pushtetit. Problemi qëndron në këtë aspekt. Në rast se unë do të tregohesha kritik me një ministër ai do të shkojë tek AMA që po ata e kanë zgjedhur që po ata e kontrollojnë, dhe do të bëjnë ankesën dhe ama do të thotë 20 milionë lekë gjobë Blendi Sala sepse ke shprehur këtë vendim, paguaje njëherë, unë s'kam pse e përgënjeshtroj sepse s'kam shantazhuar kërkënd, unë dua të flas dhe kjo ka të bëjë me të drejtën e informimit, unë dua të jap opinionet e mia mbi pushtetarët i të cilëve jam roje për nga natyra.
Ai thotë jo, 20 milionë lekë gjobë herën e parë dhe mund të më ndalojë llogarinë bankare, të fusë duart në xhepat e mi, në bukën e fëmijëve të mi, ta paguaj unë atë dhe tani thotë shko në gjykatë sepse ne po bëjmë drejtësinë e re por ne nuk paskemi besim te drejtësia e re, por ne po i marrim një atribut gjykatës, janë ndarjet e pushteteve, prandaj ka qeveri, ka gjykata dhe qeveri dhe secili ka punën e vetë", u shpreh Salaj.
Kujtojmë se nesër, ora 09:30, komuniteti i gazetarëve do të zhvillojë një protestë para Parlamentit, aty ku po nesër pritet votimi i projektligjit në fjalë.