TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ylli Rakipi, në një lidhje direkte me Sonila Meçon në Ora News, ka deklaruar se gazetarët do të vijojnë të kundërshtojnë ligjet fashiste që Edi Rama po miraton për të goditur dhe nënshtruar mediat online. Rakipi tha se gazetarët do të jenë përballë regjimit, me përjashtim të atyre gazetarëve që janë frontuar edhe në këtë rast me qeverinë, sepse shpesh marrin favore prej saj.
“Ndryshimi ka të bëjë me shoqërinë dhe me opozitën. Gazetarët, një pjesë e mirë e tyre e kanë bërë punën dhe vijojnë ta bëjnë. Në Shqipëri ndryshimin duhet ta bëjnë ata që kanë mbetur, t’i hyjnë këtij procesi, të kundërshtojnë dhe t’i ithonë stop diktaturës. Kjo bëhet nëse shoqëria bashkohet dhe jo këta bythlëpirësit që janë frontuar me qeverinë, këta janë gazetarë të qeverisë. Pas 30 vitesh, kjo pjesë gazetarësh që janë plakur dhe lëshojnë mjekrra të thinjura, janë në një shërbim shumë të pistë”, u shpreh Rakipi.
/TPZ.al/
VIDEO: