TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njihet për shown e tij në media. Duket i dashur me gazetarët, por e vërteta është krejt e kundërt. Këshilltarja ligjore e Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Flutura Kusari thotë se kryebashkiakun Veliaj është e pamundur ta takosh.
E ftuar në studion e emisionit "Tempora", Kusari thotë se e kanë lutur Veliajn për ta takuar, por nuk kanë mundur.
Veliaj ka stafin e tij të përgatitjes së kronikave, ndaj sipas Kusarit nuk i intereson fare të flasë me gazetarët.
Flutura Kusari: Ne e lutem Veliajn te takoheshim. Arsyeja që donim të takoheshim është se shumica e gazetarëve që jemi takuar na kanë thënë se është e pamundur të merrni informacione prej bashkisë. Ne donim të merrnin informacione prej tij, por ishte e pamundur të takoheshim me të.
Bledian Koka: Ka qenë duke lyer një mur, ashtu është një muhabet.
Sonila Meço: Është rast flagrant i pamundësisë së gazetarëve për të hyrë dhe për të ndjekur punën e kryebashkiakut. Mungojnë konferencat e shtypit dhe përballja.
Flutura Kusari: Për ato media të pavarura që duan të bëjnë punën është e pamundur të marrin informacion, ligji për qasjen e dokumenteve nuk zbatohet siç duhet. Nuk ka konferenca të rregullta për shtyp. Kryetarit nuk i interesonte të fliste me median. Ka departamentin e tij që përgatit lajme të gatshme dhe i dërgon mediave.