AKTUALITET, 18 Dhjetor 2019, 08:36

Paketa “anti-shpifje” shkon sot në Kuvend, maxhoranca kërkon miratimin e saj, gazetarët dalin në protestë

Paketa “anti-shpifje” shkon sot në Kuvend, maxhoranca


Pas miratimit në tërësi në Komisionin e Ligjeve, sot pritet të kalojë në seancën plenare për miratim paketa e njohur si paketa e “anti-shpifjes”.

Kjo lëvizje e re e maxhorancës është kundërshtuar nga mediat dhe gazetarët, të cilët kanë pohuar se nuk ka nevojë për ligje ekstra, por kanë këmbëngulur, që mediat elektronike duhet të aplikojnë parimin e vetërregullimit.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, ka organizuar disa tryeza me ekspertë për këtë çështje, ndërsa veprimin e qeverisë e kanë cilësuar si një akt kundër fjalës së lirë.

Gazetarët sot kanë paralajmëruar një protestë para Kuvendit me qëllim kundërshtimin e kësaj paketë, të cilën e shohin si veprim arbitrar kundrejt medias dhe lirisë së shprehjes.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi dje deputetët që mbështesin miratimin e kësaj paketë.