TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumica socialiste pritet të kalojë nesër projekt-amendamentet në dy ligjet për mediat, me gjithë kundërshtimet e komunitetit të gazetarëve, që i sheh ato si një përpjekje për censurë dhe pengim të fjalës së lirë.
Emisioni Opinion ka trajtuar këtë temë, ndërsa në studio pati debate të forta mes këshilltares së kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Mark Marku.
***
Mark Marku: Ke ardhur këtu si këshilltare apo si avokate?
Elira Kokona: Jo zotëri nuk jam këshilltarja e askujt.
Mark Marku: Ku punon?
Elira Kokona: Unë jam zëvendëssekretare e përgjithshme…
Mark Marku: Ku punon..
Elira Kokona: Jam zëvendëssekretare e përgjithshme Këshillit të Ministrave
Mark Marku: Pra je…
Elira Kokona: Jam nëpunës civil.
Mark Marku: Jo jo… Je vartëse që i lëpin këmbët Ramës.
Elira Kokona: Lëpirjen e këmbës e keni zakon ju zotëri, për këtë arsye shkoni tregoja kujtdo që e meriton… Kam një karrierë që s’kam nevojë t’jua tregoj juve
Mark Marku: Mos na thuaj avokate… Ça karriere ke? Karrierë… Na dalke dhe avokate, ke një funksion publik.