AKTUALITET, 7 Korrik 2018, 09:41

EMRAT/ Zbulohen dy hajdutët, i zhvatën paratë 30-vjeçarit, e më pas…

EMRAT/ Zbulohen dy hajdutët, i zhvatën paratë 30-vjeçarit,

Policia e Lushnjes ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”. Ne pranga jane vene shtetasit Nuri Hatija, 21 vjeç dhe Eduart Sharka, 23 vjeç, te dy banues në Lushnje.

Njoftimi i policise 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

1.Nuri Hatija, 21 vjeç, banues në Lushnje.

2.Eduart Sharka, 23 vjeç, banues në Lushnje.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 31.05.2018 i ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Këta shtetas, në datën 30.09.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në rrugë i kanë vjedhur shtetasit N.M, 30 vjeç një sasi lekësh.

Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.