TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup kriminal që shpërndante drogë në lokale natë në disa zona të Tiranës është goditur nga policia. Rezultatet e aksionit “Porosia e natës” të zhvilluar në vrazhdën e “Forcës së Ligjit”, u bënë publike këtë të enjte nga Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, në një prononcim për shtyp nga ambientet e DVPT-së, i shoqëruar nga Zv-drejtori i Policisë Tiranë Arsen Sinomati
Ai zbuloi se aksioni u ndërmor pas hetimeve që zgjatën 7-muaj me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.
Të arrestuarit si pjesë e grupir kriminal
– Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“);
– Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë;
– Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);
– Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.
I arrestuar si bashkëpunëtor i grupit
Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë.
Të arrestuar më parë në vrazhdën e këtij procedimi
– Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë;
– Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë;
– Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”);
– Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë;
– Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).
Fjala e kreut të DVPT
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi 7 mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” finalizuan operacionin e koduar “Porosia e natës”, duke ekzekutuar masat arrest me burg për shtetasit:
– Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“);
– Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë;
– Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);
– Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifikuar dhe arrestuar dhe shtetasi Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– përzierës për lëndën narkotike
– doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë
– telefona celular
– 3 automjete
– një sasi lekësh dhe eurosh.
Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit:
– Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë;
– Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë;
– Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”);
– Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë;
– Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara.