AKTUALITET, 6 Korrik 2018, 22:02

Ska më “Samba” nga Nejmari, “Djajtë” e Belgjikës shkruajnë historinë

Një autogol i Luis Fernandinjos (13’) dhe një gol i Kevin De Brojn (31’) i mjaftuan Belgjikës për të kaluar në gjysmfinalet e Botërorit, duke e bërë të pavlefshëm golin e nderit të Soares Renato Augustos (76’) dhe nxjerrë Brazilin jashtë “Rusi 2018”.

“Djajtë e kuq” - siç thirren ndryshet belgët - zhvilluan një lojë racionale, plot autoritet ndaj një Brazili që u pa më i qartë vetëm fraksionin e dytë të ndeshjes. Gjithsesi, brazilianët pretenduan për të paktën dy penallti, ndërsa portieri bekg Kurtua ishte në një ditë të shkëlqyer.

Kështu, pas Lionel Mesit, Kristiano Ronaldos, Luis Suarezit, ikën edhe Nejmar.

Në gjysmëfinale, Belgjika do të përballet me Francën, që nga ana e saj eliminoi Uruguain.

/TPZ.AL/