AKTUALITET, 7 Korrik 2018, 09:28

Djemtë e bllokuar në shpellë, letër prekëse prindërve: Mos u shqetësoni, ne…

Prekese letra qe 12 djemtë nga Tajlanda, te bllokuar ne shpelle prej dy javësh i kanë shkruar një letër prindërve të tyre.

“Mos u shqetësoni…ne të gjithë jemi të fortë”. Ne leter djemte kane renditur disa kerkesa, me te cileve edhe faktin qe mesuesit te mos u japin shume detyra shtepie per te bere.

Nderkohe qe trajneri i futbollit i bllokuar në një shpellë bashkë me 12 fëmijë tajlandezë permes nje letre u eshte drejtuar me nje ndjese te madhe prinderve.

Behet fjale per je leter qe ai dhe skuadra kanë dërguar nëpërmjet zhytësve që vazhdimisht kontrollojnë gjendjen e tyre.

“Dua t’iu kërkoj fale prindërve. Jemi të gjithë mirë, premtoj që do kujdesem për ta”, shkruan tekniku 25-vjeçar.

Fëmijët kanë pasur mundësi të dërgojnë mesazhe tek të dashurit e tyre falë zhytësve të Navy Seal.