TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse qëndron vetëm 2 radhë më pas në sallën e Kuvendit, Lulzim Basha e ka marrë në telefon kreun e grupit Parlamentar, Edmond Spaho t’i komunikojë planin për bllokimin e seancës. Gjithçka ka ndodhur në fund të seancës të se enjtes ku u votua me votat e shumicës projektligji për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Pasi përfunduan diskutimet Spaho kërkoi fjalën për procedurë. Kryetari i Kuvendit, Ruçi e ka miratuar dhe teknika i ka hapur mikrofonin. Kjo e ka gjetur Spahon të papërgatitur.
Në këto momente ai po fliste në telefon me kryetarin e partisë, ndërsa në sallë dëgjohen fjalët: “Po nëse nuk e tërheqin projektligjin….”. Kjo ka shkaktuar ilaritet në sallë, ndërsa kryetari i Kuvendit i është drejtuar sërish: “Mund të flasësh tani që more porosinë”. Për të ndjekur këtë episod mund të shihni videon: