AKTUALITET, 6 Qershor 2019, 10:35

Vrau 100 pacientë pasi donte të dukej hero, merret vendimi për infermierin “monstër"

Vrau 100 pacientë pasi donte të dukej hero, merret vendimi për

Vrau 100 pacientë pasi donte të dukej hero, merret vendimi për infermierin “monstër”. Çfarë tha në Gjykatë

Gjykata në Oldenburg njoftoi dënimin me burg të përjetshëm mëngjesin e sotëm për 42-vjeçarin Niels Högel, një nga dënimet më të ashpra që mund të jepen në shtetin gjerman.

Högel ishte akuzuar për vrasjen e 100 pacientëve ndërsa ishte në detyrë si infermier. Viktimat, njerëz të të gjitha moshave dhe prejardhjeve të ndryshme, disa në gjendje të rëndë për jetën, dhe të tjerë në gjendje më të qëndrueshme patën besim te infermieri, i cili iu shkaktoi vdekjen përmes barnave të dhëna.

Gjatë seancës së fundit, ku u dha dhe dënimi, Högel iu drejtua miqve dhe të afërmve të viktimave të tij.

“Dëshiroj të kërkoj falje sinqerisht çdo individi i cili i është prekur nga ndërhyrjet e mia gjatë viteve”, tha Högel në gjykatë.

Ndërsa punonte në një klinikë në Oldenburg dhe spital në Delmenhorst nga viti 2000 deri në vitin 2005, Högel qëllimisht shkaktoi arrestin kardiak tek pacientët duke iu injektuar barna të caktuara. Ai pastaj i “riktheu nga arresti kardiak” pacientët për të fituar admirimin e të gjithëve.

Por shumë prej tyre pësuan vdekje, duke bërë që eksperimenti i tij të jetë një dështim.

Në total të hetimeve Prokuroria e akuzoi atë për 97 vrasje, pasi tre të tjera nuk mund të provoheshin.

Ekipi i mbrojtjes i Högel mbylli argumentet e tij duke bërë thirrje për 55 dënime për vrasje dhe 14 tentime për vrasje.