TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë të ditur për “Panorama Online” se dy bandat që janë përplasur sot në qytetin e Kavajës, kanë patur një konflikt të tillë edhe 2 vite më parë.
Pjesëtaret e dy grupeve kriminale janë të skeduara nga Policia, pasi burime bëjnë të ditur se ata merren me trafik të lëndëve narkotike.
Dy vite më parë po në Kavajë, pjesëtaret e këtyre bandave janë përplasur dhe janë përfshirë në një sherr masiv, por asokohe ngjarja është mbyllur pa u referuar në polici.
Duke qenë se janë element të rrezikshëm dhe të skeduar në zonë, anëtaret e këtyre bandave duhet mbaheshin në mbikëqyrje nga Policia e Shtetit, ç’ka mund të çonte sot në shmangien e ngjarjes së rëndë që çoi në vrasjen e një kalimtari dhe plagosjen e 5 të tjerëve.
Ndërkohë që sot Policia bën të ditur se ka arrestuar vëllezërit, Marius dhe Denis Aliu.
Marius Aliu autor i dyshuar sipas Policisë është plagosur ditën e sotme dhe është në ruajtjen e polkcisë, ndërkohë që Denis Aliu është shpallur në kërkim.
Versioni zyrtar i Policisë sot
Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi R. H., (kalimtar i rastit) dhe kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.
Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit M. A dhe D. A.
Shtetasi M. A (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur. Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./PANORAMA