TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajsi Xhaxhaj ka qenë në vëmendjen e të gjithëve që pas akuzave për abuzim që ajo lëshoi ndaj Leonard Bombajt. Kjo çështje u bë tema kryesore e të gjitha mediave asokohe dhe vazhdon të diskutohet edhe sot nga të dyja palët.
Kohët e fundit Ajsi u shpreh se nuk dëshiron që kjo çështje të diskutohet më sepse ajo tashmë ka nisur një jetë të re.
Aktorja simpatike i ka befasuar të gjithë sot me një foto ku shihet në krahë të një personi duke shkëmbyer puthje. Por sapo hap foton shikon se në të është i pranishëm edhe një kameraman dhe bëhet fjalë për nisjen e xhirimeve të një filmi.
“Pjesë e shkëputur nga xhirimet e filmit me metrazh të gjatë ‘Dashuria s’mjafton’. Drilon Hoxha, partner në film, vetëm shokë”, ka shkruar Ajsi në përshkrimin e fotos.
Regjisorin e filmit, Drilon Hoxha, me sa duket do ta shohim edhe në rolin e aktorit në filmin e tij më të ri.
[gallery ids="73897,73898,73899,73896"]