LIFESTYLE, 24 Shkurt 2018, 11:06

Blendi Salaj i nxjerr të “palarat” Luana Vjollcës

Blendi Salaj i nxjerr të “palarat” Luana Vjollcës

[gallery ids="73891,73892,73890"]

Blendi Salaj në një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë” ka nxjerrë në pah një ndër të metat më të mëdha që ka Luana, të cilën ajo para pak kohësh gjatë një loje në emision e pohoi edhe vet.

“Çfarë do t’i riparoja unë Luanës është orari, ndërsa gjërat e mira janë energjia dhe ambicia e jashtëzakonshme. Do më të mirën për programin, për veten për atë që ajo bën dhe kjo e ndihmon pasi synon lart dhe jo në nivel mesatar apo të ulët”, u shpreh Blendi gjatë intervistës.

Duke qenë se kohët e fundit Luanës po i vihet vazhdimisht në dukje kjo e metë, tashmë asaj i duhet vetëm pak vullnet për ta përmirësuar veten edhe në këtë pikë.