I ftuar së fundmi në emisionin “Lartë e poshtë”, moderatori i “Stop” është pyetur nëse do të drejtonte një show humoristik. Ndërsa Zeneli u përgjigj se ende nuk është gati për një format të tillë. Po ashtu ai vlerëson kolegët e tij që kanë programe të tilla, ndërsa bëri vërejtje për Ermalin për të cilin u shpreh se nuk duhet të jetë aq serioz.
“I respektoj të gjithë kolegët dhe nuk para shaj njeri, më tepër se sa mund të bëj vërejtje konstruktive për njerëz. Ermali ka qenë ndër të parët që ka nisur një shoë, por në ndryshim nga programet e tij të mëparshme ai është bërë më serioz. Por Ermali nuk duhet të jetë serioz, sepse ai është fantastik për atë që është dhe me natyrën që ka”, është shprehur Genti.