AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 18:41

Alibeaj i përgjigjet Taulant Ballës: Nuk shpëton dot

Alibeaj i përgjigjet Taulant Ballës: Nuk shpëton dot

Pas dorëzimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga Taulant Balla, lidhur me rastin “Xhisiela”, ku ai ka paditur për shpifje, kredemokratin Lulzim Basha, deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Edi Paloka, gazetarin Basir Çollaku dhe nënkomisarin Emiljano Nuhu, ka ardhur edhe reagimi i parë nga një prej të paditurve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj shprehet se Ballën nuk e shpëton dot as “inflacioni me padi e as show në Prokurori”.

“Inflacioni me padi apo show ne prokurori nuk e shpeton dot Taulant Ballen nga pergjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfare permbajne kamerat e Policise se Fushe Krujes.

Persa kohe qeveria mbulon te verteten, Taulant Balla nuk ka pse te ndjehet i fyer, kur ne i kujtojme se ai ka marre pjese ne kercenimin me pistolete ne koke te nenkomisar Emiljano Nuhut.

Qytetaret e kane pare sesi ai po sillet si anetar i bandes se Fushe Krujes ne mbrojtje te Rrahman Rrajes dhe djalit te tij perdhunues.

Qytetaret nuk kane harruar se diten e pare te reagimit te tij, Taulant Balla quajti “idiotizem” perdhunimin e vajzes nga djali i kolegut te tij.

Loja me padi eshte e dale boje, njesoj si genjeshtrat e Taulant Yaris se ne 21 Korrik ishte njehere ne inaugurim, njehere per peshk.”, – shkruan Alibeaj.