TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me refugjatët e bllokuar në një anije në Itali. Në një status në twitter, kreu i diplomacisë shqiptare thotë se “Italia ka ndihmuar Shqipërinë kur ka pasur nevojë, dhe sot -thotë ai -jemi gati t’i japim një dorë. ”
“Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne po vuanin ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë,” shkruan Bushati.
Italia ka bërë një paralajmërim të fortë se mund të ndërpresë fondet për Bashkimin Evropian, nëse shtetet e tjera nuk i marrin emigrantët që janë bllokuar në një anije që ka ankoruar në një port të Sicilisë.
Të dërguarit nga shtetet e BE-së, që janë takuar në Bruksel më 24 gusht, kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje për ndarjen e përgjegjësisë për 150 migrantët që gjenden në bordin e anijes Diciotti, një anije e rojës bregdetare italiane, që ka ankoruar në Katania më 20 gusht.
“Jemi të gatshëm të ndërpresim fondet që i japim Bashkimit Evropian”, nëse blloku “nuk merr përsipër problemin, të cilin nuk mund ta zgjidhim vetë”, tha zëvendëskryeministri italian Luigi di Maio.