AKTUALITET, 25 Gusht 2018, 18:18

Arsenal fiton me përmbysje, merr tre pikët e para në kampionat

Arsenal fiton me përmbysje, merr tre pikët e para në kampionat

Arsenal nën drejtimin e Unai Emery ka marrë fitoren e parë në kampionat pasi ka mundur me përmbysje 3-1 skuadrën e West Ham.

Derbi i Londrës nisi në malore për “topçinjtë”, të cilët u ndëshkuan nga Arnautovic në minutën e 25-t. Fillimisht Monreal në pjesën e parë dhe një autogol në fraksionin e dytë të lojës, bënë që Arsenal të merrte për herë të parë avantazhin.

Pak para vërshëllimës së trefishtë Welbeck vulosi rezultatin në 3-1, duke firmosur kështu 3 pikët e para për Arsenal në kampionat. Kujtojmë që “topçinjtë” në ndeshjen e parë u mundën nga Man.City, ndërsa të dytën nga Chelsea.