AKTUALITET, 25 Gusht 2018, 18:26

Adriatik Zotkaj i jep firmës 7-muajshe Kombinatin e Poliçanit për 20 vjet. Nga armë, do të "prodhojë" pllaka guri!

Një firmë e regjistruar vetëm shtatë muaj më parë, mori me qira Kombinatin e Armëve në Poliçan për 20 vjet. Bashkia e Poliçanit, e drejtuar nga Adriatik Zotkaj, ka finalizuar dhënien me qira të ambienteve të Kombinatit, i cili dikur prodhonte armë dhe municione.

Tpz.al ka siguruar dokumentet, ku rezulton e finalizuar e gjithë procesi. Sipas tij, do të jepet me qira një pasuri në pronësi të Bashkisë Poliçan me sipërfaqe të përgjithshme 12400 m2 dhe ndërtesë 2310m2.

Rezulton se firma që ka fituar këtë procedurëështë "Metaj Stoner”. Nga hulumtimi i Tpz.al rezulton se kjo firmë është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në datë 18 janar 2018. Pra, firma ka vetëm 7 muaj "jetë", dhe ka arritur të marrë një pasuri të madhe publike prej dhjetëra mijëra metra katrorë. Rezulton se kapitali i kësaj firme është vetëm 10 mijë lekë të reja, ndërsa ka si objekt nxjerrje dhe përpunim të pllakave të gurit dekorativ.

Megjithatë, pas kësaj procedurë lindin të tjera dyshime, pasi vetëm pak kohë më parë Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, tha se janë mbyllur të gjitha guroret e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit. Aktualisht, të gjitha lejet janë revokuar. Tpz.al do të vijojë të ndjekë në vijimësi procedurat për dhënien me qira të Kombinatit të Poliçanit, apo nëse firma që e ka marrë me qira do të arrijë të "fitojë" leje minerare apo mjedisore nga ministria e Energjetikës dhe Mjedisit.

Në dokumente thuhet se Kombinati i Poliçanit është dhënë me qira për 20 vjet, ndërsa ka pasur një sistem pikëzimi. Sipas saj, niveli i investimit ka pasur 20 pikë, niveli punësimit ka pasur 50 pikë dhe detyrimi mujor i qirasë30 pikë. Në procedurë mori pjesë vetëm një shoqëri, që u shpall fituese. Të gjitha kriteret i siguroi firma 7 muajshe! Masa e qirasë është 220.000 lekë në muaj.

Kombinati u themeluar në vitin 1962 nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Uzina prodhoi armë në vitet 60-të. Nëfillim, u vu në punë linja e prodhimit të fishekut 7.62 mm dhe më pas me radhë linjat e prodhimittë granatave të dorës ofensive dhe defensive, minave kundërtank e kundërkëmbësorisë, predhave të mortajave 82 mm, kapsollave detonatore KD 8, fishekzjarrëve 180 mm etj.

Mbas viteve '90, prodhimi u ndërpre plotësisht. Nga korriku 2006 e deri tani ndërmarrja funksionon me pavarësi financiare nga shteti.

/TPZ.AL/