TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pandi Cunge, i cili ka qenë kryetari i FRESSH, është emëruar ditën e premte, 2 gusht, administrator i njësisë administrative Qendër, nga kryebashkiaku i Kolonjës i zgjedhur më 30 qershor, Erion Isai.
Por emri i tij u lakua dy ditë para zgjedhjeve të datës 30 qershor, në Ersekë, pasi u përfshi në një ngjarje të rëndë, pasi ka goditur me thikë një qytetar që shante Isain në rrjetet sociale.
Pas lajmit në media, ka reaguar vetë kryebashkiaku i Kolonjës, Isai i cili me një postim në Facebook, thotë se lajmi që Cunge ka goditur me thikë një qytetar se shante Isain, është shpifje dhe paralajmëron gjyq për këtë gjë.
“As thikë, as plagosje, as për arsye banale, as për politikë, aq më pak për mua… apo më banale akoma, për fb, insta, snap… etj etj. E vetmja plagosje e ndodhur në fakt, është ajo virtuale, që nga gojët e shqyera të politikës përhapet nëpër gazeta dhe portale pa asnjë kujdes për të vërtetën që mund të gjendet lehtësisht në raportet e policisë.
Pandi Cunge, duhet dhe do të ndjekë me gjyq për shpifje, gjithë këtë “thertore” virtuale. Ndërsa s’duhet të ulë vrullin e punës në hapësirën e provës, që detyra kërkon!”, shkruan Isai.