TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Artan Murtaj është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit, ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:55, pranë ish-agjencisë, në qendër të qytetit.
Policia me anë të një njoftimi deklaron se rrethanat e ekzekutimit janë ende të paqarta, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe kanë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.