AKTUALITET, 19 September 2026, 20:56

VIDEO/ Ndërtime pa leje në Borsh dhe Llaman, IKMT prish disa objekte

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ndërhyri këtë të shtunë për prishjen e katër objekteve dykatëshe dhe një strukture plazhi, të ndërtuara pa leje në zonën bregdetare të Borshit, në Bashkinë Himarë.

Ndërhyrja vijoi edhe në zonën e Llamanit, ku u krye prishja e disa mureve rrethuese të ndërtuara në shkelje të ligjit.

IKMT bëri të ditur se do të vijojë ndërhyrjet ndaj rasteve të ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin.

Institucioni u bëri thirrje subjekteve dhe individëve që dëshirojnë të kryejnë ndërtime që t’u drejtohen institucioneve përkatëse për t’u pajisur me lejet e nevojshme, në përputhje me përcaktimet ligjore.