TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi reagoi dje në rrjetet sociale për një aktivitet të zhvilluar në ambientet e Bibliotekës, brenda godinës së Muzeut të qytetit në Lushnje.
Sipas Korreshit, gjatë aktivitetit është glorifikuar figura e diktatorit Enver Hoxha, ndërsa të pranishmit kanë kënduar dhe duartrokitur.
Deputeti thotë se aktiviteti është zhvilluar në prani të kryetares së Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, e cila sipas tij ka mbajtur edhe fjalën, siç shihet edhe në videon e publikuar nga vetë deputeti.
Korreshi e ka cilësuar ngjarjen si “një turp të madh” dhe “një skandal bashkiak”, duke kërkuar reagim publik nga kryetarja e Bashkisë.
“Kryetarja e Bashkisë Lushnjes, shoqja Eriselda Sefa, duhet të dalë e të kërkojë ndjesë publike përballë qytetarëve dhe të përndjekurve, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk gjejnë dot eshtrat e familjarëve të tyre nga bëmat e diktatorit”, shkruan Korreshi.
Ai ka kërkuar gjithashtu marrjen e masave ndaj organizatorëve të aktivitetit, duke argumentuar se bëhet fjalë për persona që paguhen nga taksat e qytetarëve.
“Dhe me një akt duhet të shkarkojë të gjithë organizatorët publikë që paguhen nga taksat tona, të cilët kanë lejuar glorifikimin e diktatorit”, vijon reagimi i tij.
Korreshi e ka shoqëruar reagimin me kritika ndaj Bashkisë Lushnje dhe drejtimit të saj, duke kërkuar që institucionet vendore të mbajnë përgjegjësi për aktivitetin e zhvilluar në ambientet e muzeut.
Por një familjar thotë se zonja qe reciton per Enverin është nje ish e persekutuar familjarisht.
"O njerez qe komentoni pa ditur asgje, me vjen keq sinqerisht.Keto vajza jane 4 motra te nje njeriu shume te nderuar dhe te persekutuar deri ne palce nga ish regjimi Sot u promovuan librat qe ka shkruajtur babai u tyre, dhe kjo vjersha ishte e kohes kur nderroi jete diktatori , vajza recintonte para shkolles ishte nxenese e dalluar por pa te drejte shkolle te larte nga sistemi.
Dhe vetë i ati e kishte bere kete vjershe si ironi per vete sistemin dhe vajza e recitoi para shkolles. Ketu e solli si nje kujtim per ato vite e cila ishte e detyruar ta recitonte. Gjyshin ja kane pushkatuar kur i jati ishte vetem 10 vjec, vajzat dhe pse me nota te shkelqyera nuk kishin te drejte shkollimi etj etj.
Sot u promovuan librat dhe u sollen ne kujtese shume veshtiresi te kesaj familje, e cila jeton ne Itali prej vitesh jane bere te katerta me punera dhe jane integruar ne shoqeri ne fusha te ndryshme. Jane pedagoge kane hapur kopsht ne Bolzano dhe sot erdhen per te berë nje event i cili ishte i organizuar ne menyre perfekte nga iniciatoret e fushes se shkrimtareve dhe njerez me emer ne Lushnje.
Isha vetë prezent dhe jam pjese e kesaj familjeje te shkelqyer. U be gjithcka me shpenzimet personale per kenaqesi te babait te tyre i cili eshte ne nje moshe te thyer dhe i plotesuan deshiren e tij .Vajza ne fjale e cila po flet ka mbaruar dy fakultete ne Itali dhe Shqiperi.Persekutimi jua privoi te drejten por koha tregoi sa te afta dhe te zonjat ishin."