TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SPAK-u pushoi hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ndaj të cilit rëndonin dyshimet për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, por për PD-në, kjo nuk ishte surprizë.
Sekretari i çështjeve ligjore ne PD, Çlirim Gjata, tha në një reagim për mediat, pas vendimit te SPAK, se hetimet janë zvarritur me qëllim pushimin e çështjes.
Gjata thotë se “përdorimi i kōkainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish drōge”.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA SEKRETAR I ÇËSHTJEVE LIGJORE
Asnjë surprizë për pushimin e çështjes kundër kryebashkiakut narkoman të Bulqizës, Lefter Alla. Zvarritja e hetimeve kishte për qëllim pushimin e çështjes dhe daljen në përfundimin se kryebashkiaku i zhytur me kokë në kokainë, nuk po konsumonte kōkainë.
Video e kryebashkiakut ilegjitim të Edi Ramës që merr kokainë ishte shokuese, kur u bë publike, por për Edi Ramën, ky fakt nuk ekziston. Një përdorues kokaine do të vazhdojë të jetë në krye të Bashkisë, duke mos bërë dallim nga tutori i tij politik në krye të qeverisë.
Një kryebashkiak i droguar apo një kryebashkiak me të kaluar kriminale, që trafikon gra dhe vajza, një kryebashkiak përdhunues apo një kryebashkiak trafikant drōge është modeli që ofron Edi Rama në qeverisje. Kryebashkiaku i Bulqizës është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.
Ai ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve që nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë. Edi Rama duhet të kishte ushtruar përgjegjësinë ligjore për shkarkimin nga detyra të Lefter Allës dhe jo të zvarriste hetimet e pastaj t’i mbyllte ato, duke bërë njerëzit për të marrë dhe duke u thënë se kryebashkiaku që shikoni në video nuk po konsumon drōgë.
Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish drōge.
Ndarja e politikës nga krīmi është emergjencë kombëtare!
Largimi i trafikantëve dhe përdoruesve të drogës nga politika është hapi kyç për t’i hapur rrugë një qeverisje normale në Shqipëri dhe për të kthyer besimin tek të rinjtë se merita dhe jo lidhja me krīmin janë mundësia për të bërë karrierë.
Kjo ndodh vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të kōkainës që promovoi bashkëqeverisjen me krīmin dhe qendron në pushtet me mbështetjen e krīmit.