TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja, aktorja dhe prezantuesja ruse Ksenia Sobchak do të kandidojë në garën presidenciale të Rusisë në mars.
Fushata zgjedhore filloi më datën 7 dhjetor, kur partitë politike mbajtën kongreset përkatëse për të caktuar kandidatët respektivë.
Kandidatura e saj në zgjedhje është interpretuar si shenjë përçarjeje në opozitën ruse, ndërkohë që Sobchak deklaroi se ajo do të mbështesë liderin opozitar Alexei Navalny, i cili është ndaluar të garojë.
E njohur si Paris Hilton-i i Rusisë, Sobchak u bë e famshme pasi prezantoi një reality show popullor në Rusi.
Ksenia Sobchak është vajza e Anatoly Sobchak, kryebashkiakut të ndjerë të Shën Peterburgut, i cili kishte marrëdhënie të afërta me Vladimir Putin.
Ndërkohë 35-vjeçarja shprehet se: "Do të jemë një zëdhënëse për ata që nuk mund të jenë kandidatë".
Jam kundër revolucionit, por jam një ndërmjetëse dhe organizatore e mirë".
[gallery ids="67357,67358,67359,67360,67361,67362,67363,67364,67365,67366"]