TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ermal Bregu, efektivi i policisë i plagosur pasditen e sotme, nuk është një emër i padëgjuar. Në zonën e Parkut të Autobusëve, ai njihej për afrimitetin që kishte me eksponentë të botës së krimit si dhe me anëtarë të bandës së Emiljano Shullazi.
Burime për Tpz.al bëjnë me dije se Bregu ka marrë disa vërejtje nga Policia e Shtetit vite më parë ndërsa ndaj rezulton problematik në të shkuarën. Dy vitë më parë, atij i dogjën makinën personale tip "Hummer" para shtëpisë, gjatë natës.
Ndërkohë rreth 1 vit më parë, Ermal Bregu është vetëplagosur me armën e tij të zjarrit, një ngjarje kjo plot dyshime por që nuk u zbulua asnjëherë e vërteta.
Efektivi i policisë është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia raporton se Bregu po i nënshtrohet një operacioni.