AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 20:29

Ja kush është polici i plagosur nga njerëz të Emiljano Shullazit (Foto)

Të shtëna me armë janë dëgjuar tek zona e parkut të autobusave në Tiranë. Nga të dhënat e para Tpz.al mëson të ketë mbetur i plagosur një punonjës policie. Bëhet fjalë për një efektiv policie, por që nuk ka qenë në aksion. Mësohet se efektivi i plagosur është Ermal Bregu. Ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së tij, por rrethanat nuk dihen ende.