AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 18:22

FC Struga fiton “Kupën e Pavarësisë 2017”

FC Struga fiton “Kupën e Pavarësisë 2017”

FC Struga, skuadra shqiptare nga Maqedonia u shpall fituese e turneut “Kupa Pavarësia 2017”  që u zhvillua në Korçë!

Ndeshja e parë kundër KF Tirana përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Strugës me golashënues Migjen Sherifi.

Në finale u ndeshën FC Struga me ekipin shqiptar nga Mali i Zi, KF Otrant nga Ulqini, që eliminoi Lirinë e Prizrenit nga Kosova.

Fituesi u përcaktua pas gjuajtjeve të 11-metërshave (4-1).

Lojtari me i mirë i turneut u zgjodh Altin Lloga.

Kjo është hera e nëntë që zhvillohet ky turne, i cili më parë luhej në Vlorë.

TPZ.Al