AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 20:44

Policia e Shtetit jep detajet/ Ja si u plagos efektivi Ermal Bregu nga njerëz të Shullazit

Policia e Shtetit ka zbuluar detajet e plagosjes së efektivit të policisë, Ermal Bregu. Sipas njoftimit thuhet, se Bregu ka debatuar jashtë orarit të punës me dy shtetas që ishin banorë të lagjes. Por Policia e Shtetit, nuk jep detaje se kush ishin këta shtetas dhe a kishin lidhje me grupin kriminal të Emiljano Shullazit.

Më poshtë njoftimi:

Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën "Kongresi i Lushnjës", tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.

Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B.

Shtetasi E.B., është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve./TPZ.AL/