AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 18:13

E përplas makina në Berat, 53-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë

E përplas makina në Berat, 53-vjeçari dërgohet me

Një aksident është regjistruar sot në Berat, ndërsa është plagosur një 53-vjeçar me inicialet A.R.

Burime nga policia raportojnë se 53-vjeçari, pas ndihmës që mori në spitalin e Beratit, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr mjekim më të specializuar.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po heton lidhur me ngjarjen.