AKTUALITET, 24 Dhjetor 2020, 21:58

Edi Rama: Si e kuptova që po binte regjimi dhe pse nuk më meritonte Partia Demokratike mua...

Edi Rama: Si e kuptova që po binte regjimi dhe pse nuk më meritonte


Kryeministri Edi Rama, ka bërë një rrëfim mjaft të thellë, përballë Blendi Fevziut, në zyrën e tij, ku ka gatuar disa shpjegime jo vetëm për mendimet e tij, më të përparuara se koha, por edhe për rolin në përmbysjen e komunizmit.

Së pari, Rama shpjegoi, se si arriti të kuptonte menjëherë, që regjimi do të binte, pas rënies së Çauçeskut.

Më pas, gjatë rrëfimit, ai shpjegoi përse nuk i'u bashkua, por e braktisi Partinë Demokratike që në lindjen e saj?

Sipas Ramës, qëndrimi ambig pro Ramiz Alisë, i krerëve të kësaj partie, e irritoi atë tej mase. Kjo e detyroi të përplasej me ta dhe të largohej.

Pasi u përplas me Preç Zogajn, Gramoz Pashkon dhe të tjerë, ai shtyu Aleksandër Meksin, që ishte afër derës dhe u largua. Shkaku kryesor i këtij largimi, ishte qëndrimi i tij radikal, krejt i kundërt me të tjerët, për Ramiz Alinë.

Kur gazetari Blendi Fevziu , i tha se ky ishte vetëm fillimi i lëvizjes, Edi Rama shpjegoi se ai kërkonte luftë.

"Kur ata më pyetën se çfarë mendoja, unë thashë duhet bërë luftë me Ramiz Alinë", tha Rama.

Në thelb, këto shpjegime të Edi Ramës, duan të tregojnë në ditët e sotme, se ai jo vetëm ka patur qëndrime radikale anti-komuniste edhe pse vinte nga familje thellësisht komuniste, por mbi të gjitha se Partia Demokratike, nuk e meritonte atë, vlerat dhe kontributin e tij, siç e shpjegon ai sot, përballë pyetjeve të rënda të Blendi Fevziut.

/TPZ.al/