TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë firmën e babait të tij në varjen e poetit nga Kukësi Havzi Nela.
“Im atë ishte komunist dhe artist dhe skulptor. Ai punonte dhe besonte në atë sistem. Besonte deri vonë. Ndoshta jo deri në fund, por deri vonë. Ndoshta deri në fund të viteve 70 fillimi 80. Ai ishte fjalëpakë dhe nuk fliste. Ai ishte pjesë e atij dekori edhe në parlament kur mblidheshin 2 apo 3 herë në vit të ngrinin dorën” – tha Rama në Opinion.
Ai ka folur edhe për çështjen e firmës së babait të tij Kristaqit në vendimin për varjen e poetit Havzi Nela.
“Unë nuk i kam dalë në mbrojtje atij dhe as kam bërë të kundërtën. Është një rast i trishtuar i atij individi. Historia e tij është komplekse. Nuk kam folur sepse më mohojnë dy elementë. Më mungon fjala e tim eti sepse doli si histori për shkak të luftës politike, por edhe nuk jam i bindur edhe për firmën e tij.
Kam disa firma nga ai, por nuk më duket si e tij. Aq më tepër të flas për ata që e nxorën të cilët falsifikuan një dosje të tërë për dosjen e gjyqit të divorcit tim. Kur është thënë se edhe unë kam thënë se unë kam akuzuar babain tim si babain e djalit tim. Kjo ishte e gjitha e trilluar. Letrat janë aty dhe mund të shkoni t’i merrni” – tha Rama.