AKTUALITET, 24 Dhjetor 2020, 19:45

"Syri Tv" shpall Albin Kurtin njeriun e vitit 2020

"Syri Tv" shpall Albin Kurtin njeriun e vitit 2020

Syri Tv ka shpallur njeriun e vitit 2020, ish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas një sondazhi të kryer nga ky televizion dhe në portalin syri.net.

Ja përse është shpallur Albin Kurti njeriu i vitit:

Me lëvizjet e tij politike në Kosovë, e gjithashtu edhe në Tiranë duket se Kurti është bërë i dashur në të dy anët e kufirit.

Qëndrimet e tij të qarta dhe të ndara, fakti se ai drejtoi Kosovën në një kohë të shkurtër gjatë fillimit të këtij viti, ka bërë që shumë njerëz ti besojnë atij.       

Tashmë Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe qytetarët do të zgjedhin një tjetër ekip drejtues për qeverinë e tyre.

VIDEO: