TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka dalë në një konferencë për shtyp, një ditë pas protestës së fuqishme të qytetarëve, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv policie.
Rama lajmëroi se Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministrit.
"Ministri i Brendshëm më ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij duke më shpjeguar se ishte rruga e duhur për mua që i kam besuar atë detyrë, për qeverinë dhe shumicën tonë qeverisëse.
Sot do ta mësojnë të gjithë ata që duan ta besojnë tek akti se në këtë vend, nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët nuk janë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të efektivit të policisë, por është vrarë një 25-vjecar dhe është hapur një varr. Është hapur një brengë në shpirtin e një populli të tërë’, tha Rama.
Kryeministri ka deklaruar se ngjarja tragjike, ka qenë një episod i shkëputur dhe nuk reflekton sjelljen e Policisë së Shtetit, duke e mbrojtur kështu sjelljen e policisë në të gjitha ngjarjet e shtatë viteve.
Kryeministri mohoi kategorikisht, që të ketë një rritje të episodeve të dhunës nga ana e policisë vitet e fundit.
"Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë të pashpjegueshme dhe pa lidhje me ndonjë operacion të lidhur me policinë e shtetit. Por, arma ishte e shtetit dhe ndjesa i takon shtetit.
Autori do të hetohet dhe gjykohet nga organet e drejtësisë. Akti i tij ngjan i pakuptueshëm dhe i paarsyetueshëm.
Sado i madh është padurimi për të vënë në vend drejtësinë, drejtësia ka nevojë të hetojë gjithçka. Drejtësisë i duhet koha e saj.”
Rama tha se policia ka duruar tej mase “sjelljet e dhunshme” në protestat e opozitës gjatë vitit të fundit dhe se sjellja e efektivëve nuk ka qenë në tejkalim të dhunës që lejon ligji.
“A ka qenë policia e prirur të tejkalojë ushtirmin e forcës, sikurse u akuzua nga Presidenti?
Shikojeni veten tuaj, bllokuar me muaj e muaj cdo pasdite nga një tjetër ofensive protestash që e sprovuan pafundësisht Policinë e Shtetit.
Më thoni në tërë zinxhirin e ngjarjeve, policia e tejkaloi të drejtën e ushtrimit të forcës që jep ligji?
Qindra episode, gur, kapsolla, benzinë, qindra policë të lënduar dhe vetëm një rast tek parlamenti, ku policia bëri punën si në cdo vend nga nje provokator antik”, tha ndër të tjera Rama.
/TPZ.al/