TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e djeshme, për vrasjen e Klodian Rashës, ka shkaktuar regime të shumta. Sigurisht, pati edhe nga ata që u shqetësuan tej mase për rrëzimin dhe djegien e pemës së Edi Ramës poshtë kryeministrisë.
Por, ndryshe nga ç'pritej, kryebashkiaku Veliaj, që shquhet si mbrojtës i zjarrtë i të gjithë dekoreve që prishen nëpër protesta, nuk ka guxuar të hedhë kritika ndaj protestuesve, duke thënë se është vetë baba i një djali të vogël dhe se "rraqet nuk janë ndonjë hata dhe rikuperohen".
“Unë jam babai i një djali të vogël dhe e marr me mend si i është thyer zemra babait të Klodit sepse nuk besoj se ka gjë më të rëndë sesa të humbësh fëmijën. Një ditë do kesh vetë fëmijë (i drejtohet banorit të shtëpisë së re) dhe do e kuptosh çfarë dhimbjeje është kur të sëmuret, e jo më ta humbasësh. Ajo familje është zemërthyer dhe ka gjithë të drejtën e botës të jetë e mërzitur, këtë s’e luan topi.
Që kanë merak për drejtësi, edhe kjo kuptohet. Imagjino sa gjëra kanë ndodhur në këtë shtet dhe nuk kanë parë drejtësi. Ndaj, ata kanë të gjithë të drejtën e zotit të mërziten, si edhe ata që prishin dhe dëmtojnë qytetin – rraqe janë, nuk është ndonjë hata, do i rikuperojmë prapë. Jeta do të vazhdojë!”, u shpreh Veliaj.