AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 17:43

Qirinj, thirrje dhe pankarta, protestë në Berat, të rinjtë: Të ikë Lleshaj, drejtësi për Klodianin

Pasditen e sotme protesta për vrasjen e Klodian Rashës janë zhvilluar edhe në qytetin e Beratit. Një grup të rinjsh marshuan nga pedonalja e qytetit në drejtim të drejtorisë së policisë me pankarta, qirinj dhe thirrje për drejtësi.

Qytetarët kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nga detyra. Ndërkohë që një protestë homazh është zhvilluar edhe në Kurbin.

Protesta ka pasur thuajse në të gjithë vendin, ndërsa mbrëmë kulmoi në Tiranë, teksa një tjetër është paralajmëruar sonte.