AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 15:37

Vrasja e të riut nga polici, Vasili sulmon Ramën: SPAK duhet t’i japë përgjigje për krimin

Vrasja e të riut nga polici, Vasili sulmon Ramën: SPAK duhet t’i

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama në lidhje me ngjarjen e rëndë, siç është vrasja e të riut nga një efektiv policie.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili thekson se Rama e ka qepur gojën dhe se përfaqëson vetëm armikun e shqiptarëve. Sipas Vasilit, SPAK duhet të hetonte çështjen.

REAGIMI I VASILIT

Edi Rama që qepi gojen, tani le te flase me veten, se nuk perfaqson më asgje,perveç armikut te shqiptareve!

Sot ne Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut Shqiperia perballet me masakrimin e te drejtave te njeriut, qe arriti kulmin me vrasjen e Klodian Rashes ne menyre banditeske nga policia.

Edi Rama heshti dhe kjo kuptohet, se eshte pjese dhe pergjegjes per krimin shteteror ndaj edhe mbylli gojen.

Çdo fjale me tutje e Edi Rames eshte thjesht konfirmim i akuzes per krim shteror.

Krimi flet vete dhe shqiptaret, s’jane budallenj qe te denjojne genjeshtrat idiote te Edi Rames dhe ministrit te tij te brendshem.

Vrasin dhe vazhdojne te rrine ne karrige keta horra, qe kane bere deklarata e fjalime per te tjeret, ndersa sot per karrigen e tyre i harruan demagogjite erëqelbura.

SPAK duhet te ngrihej ne kembe dhe ti jepte pergjigje ketij krimi te tmerrshem dhe te çonte banditet e qeverise e te policise ne banken e te akuzuarve, çdo sekonde qe shkon eshte akuze edhe per te.

Edi Ramen nuk e degjon më asnje,askush sepse ai thjesht nje mashtrues.