AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 17:07

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ Policët më maska kundërgaz, ‘blindohet’ Ministria e Brendshme

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ Policët më maska

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plas masash në kuadër të protestës për vrasjen e Klodian Rashës, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Policët janë pajisur me maska kundër gazit, ndërkohë që Ministria e Brendshme është ‘blinduar’ me një mur hekuri ndarës, pasi aty do të nisë protesta.

Ndërkohë, që policia i ka bërë thirrje mediave që të largohen nga perimetri që cilësohet si i rrezikshëm nëse përshkallëzohet situata siç ndodhi dhe dje.

Ku protestuesit u sulën me zemërim ndaj institucionit të Ministrisë së Brendshme, ku qëlluan me gurë, apo dhe tek Kryeministria.