AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 15:21

Humbin jetën edhe 13 persona nga COVID-19 në Kosovë, identifikohen 562 raste të reja

Humbin jetën edhe 13 persona nga COVID-19 në Kosovë,

13 persona kanë ndërruar jetë si dhe 562 raste të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1595 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 562 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.