TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është mbajtur dhe në qytetin juglindor të Korçës.
Dhjetëra të rinj kanë marshuar në pedonalen e qytetit dhe kanë kërkuar drejtësi për ngjarjen si dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Protesta nisi e qetë, por më pas një grup të rinjsh dëmtoi dekorimet për festat e fundvitit dhe qëlloi me gurë godinë e bashkisë dhe efektivët e vendosur pranë saj.
U nevojit ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që një pjesë e protestuesve të largohej. Nga sa raportohet nga vendngjarja, një polic ka mbetur i lënduar si pasojë e gurëve të hedhur nga protestuesit.
Klodian Rasha, 25 vjeç, u qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ky i fundit është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes.