AKTUALITET, 23 Prill 2018, 20:03

Atentat me armë në Elbasan, plagoset 22-vjeçari

Atentat me armë në Elbasan, plagoset 22-vjeçari

Një person është plagosur me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja ndodhi pak më parë në lagjen ‘5 maji’. I plagosuri është 22-vjeçari Xhon Rusta. Policia thotë se ai është një person me precedentë penalë pasi rezulton i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri. Shkaqet e ngjarjes së sotme nuk dihen. I riu është transportuar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Policia s’ka ende asnjë të ndaluar.