SPORT, 13 Qershor 2021, 09:14

Edhe Hakimi dedikim Eriksenit, Lukaku: Kam qarë shumë, të gjithë u prekëm

Edhe Hakimi dedikim Eriksenit, Lukaku: Kam qarë shumë, të
“Chris, të dua”, këto ishin fjalët e Romelu Lukaku, i cili pasi i shënoi Rusisë shkoi menjëherë te kamera dhe ia dedikoi golin shokut të tij që kishte rënë pa ndjenja në ndeshjes Danimarkë-Finlandë. Dedikim për Eriksen kishte edhe Achraf Hakimi, i cili gjithashtu shënoi me Marokun dhe tregoi te kamera numrin 24, që e mban mesfushori danez. Për t’u rikthyer te Lukaku, pas ndeshjes ai u shpreh: “Kam derdhur shumë lot para ndeshjes. Ishte e vështirë të përqendrohesha. Edhe lojtarët e tjerë u prekën. Do e kontaktoj atë pastaj. Kam lexuar që është jashtë rrezikut për jetën. Shpresoj që së shpejti të jetë mirë me shëndet. Jam i lumtur për fitoren, por të gjitha mendimet e mia janë me Christianin tani”.