TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
UEFA zyrtarizon pezullimin e ndeshjes si pasojë e një emergjence shëndetësore ndërsa nuk jepet asnjë informacion rreth situatës së yllit të Danimarkës.
Ndeshja mes Danimarkës dhe Finandës është ndërprerë në minutat e fundit të pjesës së parë pas një momenti të tmerrshëm. Kristian Eriksen ka pësuar kolaps në fushën e lojës dhe në këto momente, po tentohet që të kthehet në jetë pasi po i bëhet masazh kardiak në fushë.
Eriksen po shkonte të kryente një rivënie anësore kur ra në fushë duke alarmuar menjëherë lojtarët që kishte pranë. Disa shokë të skuadrës u munduan të përmendnin futbollistin por më pas u thirr stafi mjekësor i ekipit i cili ndërhyri për të përmendur numrin10 të danezëve i cili ishte i shtrirë pa ndjenja.
Lojtarët e përfaqësueses së Danimarkës ndërkohë rrethuan të përlotur shokun e tyre të skuadrës, për të ndaluar që kamerat të filmonin pamjet, ndërsa pas krahëve të tyre, mjekët i bënin masazh kardiak.