TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmë u luajt vetëm ndeshja e parë Euro 2020, teksa startoi me sfidën Turqi-Itali, e cila u mbyll me fitoren e këtyre të fundit 3-0.
Dita e sotme do të jetë akoma edhe më e ngarkuar, pasi do të luhen tre sfida të tjera.
Fillimisht në 15:00, luhet ndeshja mes Uellsit dhe Zvicrës, dy skuadrat e tjera të grupit A.
Është e vështirë të zgjedhësh favoritin mes këtyre dy skuadrave, të cilat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Ndeshja do të luhet në Baku, në Azerbajxhan.
Në 18:00, luhet sfida mes Danimarkës dhe Finlandës, në një ndeshje ku danezët vijnë si favoritë, por nuk përjashtohen surprizat.
Mbrëmja mbyllet me Belgjikë-Rusi, sfida tjetër e grupit B, e cila do të zhvillohet në “Gazprom Arena” San Petersburg.