SPORT, 12 Qershor 2021, 21:06

Para rifillimit të Danimarkë-Finlandë, Eriksen ka folur me futbollistët

Para rifillimit të Danimarkë-Finlandë, Eriksen ka folur me

UEFA vendosi që Dinamarkë-Finlandë të mbyllej sonte, pasi futbollistët e të dyja ekipeve e kishin kërkuar diçka të tillë.

Menaxheri i Eriksen, i cili u rrëzua në fushë dhe për shkak të tij ndeshja u pezullua përkohësisht, konfirmoi se gjendja e mesfushorit është më e mirë.

Danezi i Interit është zgjuar dhe mund të komunikojë. Jo vetëm kaq, por zbulohet se Eriksen ka pasur edhe një komunikim me shokët e skuadrës.

Ai ka folur përmes videokamerës dhe kjo i ka qetësuar ata, që më pas edhe kanë qenë dakord që ndeshja me Finlandën të luhej.

https://twitter.com/NicoSchira/status/1403782080870375427?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1403782080870375427%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fprapaskena-para-rifillimit-te-danimarke-finlande-eriksen-ka-folur-me-futbollistet%2F