SPORT, 12 Qershor 2021, 13:44

Parashikimi i çmendur/ Tifozi qëllon në shenjë autogolin e Demiralit dhe golashënuesit e Italisë

Nuk kanë fund bëmat në start të Kampionatit Europian.

Pas puthjes ndërmjet tifozëve kundërshtar dhe tifozit turk që improvizoi mustaqet sipër maskës, kësaj radhe protagonist është bërë një tifoz i Italisë, i cili ka gjetur rezultatin e saktë të ndeshjes madje ka qëlluar dhe golashënuesit.

Tifozi i është përgjigjur një postimi të UEFA-s në rrjetet sociale, teksa në orën 11:30 të paradites ka bërë një status ku shkruan fitoren e Italisë me rezultatin 3-0 me shënues Imobilen dhe Insinjen madje ka qëlluar dhe autogolin e shkaktuar nga Demiral.

Postimi po bën xhiron e rrjetit teksa njerëzit kanë vërshuar në pëlqime dhe komente në profilin e italianit.