SPORT, 12 Qershor 2021, 14:09

Publikohen formacionet zyrtare, dy shqiptarë në fushë. Ja rreshtimet në Uells-Zvicër

Do të startojë në orën 15:00, në stadiumin “Baku Olympic” të Bakusë, Uells-Zvicër e vlefshme për Grupin A të EURO 2020.

Të dyja skuadrat do të synojnë fitoren e parë që në ndeshjen debutuese për ta në këtë kompeticion ku dhe rreshtimet duken shumë sulmuese për të dyja krahët.

FORMACIONET ZYRTARE –

UELLS – (4-3-3): Uard; Roberts, Rodon, Dejvis, Mefam; Morrell, Alen, Ramsej; Xhejms, Mur, Bejl. Trajner: Robert Pejxh.

ZVICRA – (5-2-3): Somer; Mbabu, Elvedi, Shar, Akanji, Rodrigez; Xhaka, Frojler; Seferoviç, Embolo, Shaqiri. Trajner: Vladimir Petkoviç.