AKTUALITET, 21 Prill 2020, 23:48

Edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë, u testuan 191 tamponë

Edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë, u

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 604.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 191 mostra, prej të cilave 6 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Llugaxhi.”, njoftoi IKSHPK.