AKTUALITET, 30 Shtator 2021, 13:56

Jeta dramatike e Aldi Ramës, Hoxha: Kur ishte 9 vjeç pa të atin që kërcënoni nënën me motorsharrë

Jeta dramatike e Aldi Ramës, Hoxha: Kur ishte 9 vjeç pa të atin

21-vjeçari Aldi Rama, i cili vrau efektivin Saimir Hoxha me më pas pati edhe vetë fund tragjik do të përcillet sot për në banesën e fundit në Durrës.

Nëna e tij hapi dyert e mortit, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se asnjë familjar nuk u paraqit në spital dhe në morg. Trupi i të riut u tërhoq nga agjencia funerale.

Në studion e “Abc live”, duke diskutuar këtë ngjarje, gazetari Artan Hoxha thotë se 21-vjeçari u rrit në një familje jo normale. Hoxha tha se kur ishte vetëm 9 vjeç, Aldi dhe vëllai i tij kanë qenë prezent kur i ati ka kërcënuar të ëmën me motorsharrë.

“Kjo është një gjë e cila do të na shqetësojë për ta trajtuar edhe në vijim. Vetë portreti i të ndjerit është i tillë.

Një fëmijë i rritur në një situatë jo normale familjare. Ishte një njeri që ka përjetuar një traumë në moshën e adoleshencës së hershme dhe u reflektua në një situatë që ndodhemi tani. Drama që kanë patur prindërit e tij dhe mënyra si janë rritur.

E ëma ka humbur kontrollin mbi fëmijët sepse nuk është lejuar ti ketë. I ati ka dhunuar në prezencë të tyre, kur Aldi ishte vetëm 9 vjeç dhe vëllai 11, të ëmën me motorrsharrë, nga ai moment e mbrapa është prishur kjo familje.

Sigurisht në një situatë të tillë. Momentin e parë që ka ndodhur ngjarja kam kërkuar nëpër skedarë ku jetonte ky personazh. Më rezultonte që ky personazh jetonte në Durrës, ndërkohë duke kërkuar më vonë doli te gjyshi në Lezhë, pastaj në Librazhd.

Dhe policia kishte paqartësi ku e kishte adresën fikse. Po kërkohej adresa se po kërkoheshin familjarët që ta telefononin. U vu në vështirësi edhe policia sepse nuk po gjenin pikë kontakti që ti thonin dorëzohu,” u shpreh gazetari.