TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dy ditësh bisedime në Bruksel arrihet marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe Serbisë.
Lajmin e ka dhënë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili në një status në Twitter ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.
Në dokumentin e publikuar nga Lajçak shihet se tre janë pikat kryesore:
1- Forcat Speciale të policisë së Kosovës do të tërhiqen nga pikat e Jarinjës dhe Bërnjakut më 2 Tetor dhe do të zëvendësohen nga forcat e KFOR-it, të cilat do të qëndrojnë në zonë për rreth dy javë për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes midis dy palëve.
2- Duke filluar nga 4 Tetori do të vendosen tabela si një masë e përkohshme duke mos hequr kështu targat aktuale.
3- Një grup pune i përbërë nga përfqësues të BE-së, Kosovës dhe Serbisë do të vijojë punën për të gjetur një zgjedhje të përhershme për recipr9ocitetin e targave.
Takimi i parë do të mbahet më 21 tetor dhe pas 6 muajsh do të prezantohet zgjidhja përfundimtare.
